15 dele ‘regjistrohen’ në shkollën franceze, kjo është arsyeja (Video)

Një fermer ka regjistruar 15 dele në një shkollë fillore franceze për të rritur numrin e nxënësve, pasi autoritetet paralajmëruan se do ta mbyllnin një klasë.

Në shkollën “Jules Ferry” në Crets-en-Belledonne, një fshat në Alpet e Grenbole-s, numri i nxënësve ra nga 266 në 261, shkruan bbc, transmeton në shqip albinfo.ch.

Duke marrë një veprim sfidues, Michel Girerd vendosi të regjistrojë simbolikisht disa prej deleve të tij. Në mesin e ‘nxënësve’ të rinj, tash janë edhe Baa-Bete, Dolly dhe Shaun.

Girerd u shfaq para shkollës me 50 dele të tij, në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë rreth 200 persona, në mesin e tyre nxënës, mësues e zyrtarë.

Gjatë kësaj kohe, fëmijët mbanin në duar pankartat me mbishkrimet “Ne nuk jemi dele”.

/Albinfo.ch./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *