A ka vdekur Kim Jong-Un? Trump: Unë e di se ç’ka ndodhur, por nuk jua them dot. Prisni dhe pak…

Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se ka pasqyrë mjaft të qartë mbi gjendjen në të cilën gjendet lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, por se për këtë, për momentin nuk mund të flasë.

“Po, kam pasqyrë mjaft të qartë, por aktualisht nuk mund të flas për këtë. Vetëm se i dëshiroj gjitha të mirat”, ka thënë Trump për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, i pyetur të komentojë gjendjen shëndetësore të presidentit të Koresë Veriore.

Siç transmeton Reuters, Trump ka shtuar se “e di se si është Kim në kuptimin relativ”.

“Do të shohim, me siguri do të dëgjoni diçka për këtë në një të ardhme jo të largët”, ka thënë presidenti amerikan.

/Insajderi.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *