Alternativa dënon gjuhën raciste të komitëve, fton prokurorinë të ngritë padi

Nga Partia Alternativa kanë reaguar sot ndaj thirrjeve raciste të disa grupeve të të rinjve maqedonas ndaj popullit shqiptar.

Faton Fazliu nga kjo parti tha se këto fyerje të grupit të tifozëve “komitët” janë dëshmi se kemi të bëjmë me rrezik e shfarosje të shqiptarëve.

Ndërkaq, shtoi Fazliu institucionet gjyqësore nuk ndërmarrin asgjë edhe përkundër asaj se i dinë mirë kush janë ato persona.

Dje në qendër të Shkupit u dëgjuan thirrje fashizoide, fyese dhe poshtëruese kundrejt shqiptarëve në vendin tonë. Autorë të këtyre thirrjeve ishin grupi i tifozëve “Komiti” të KF “Vardar”.

“Mrtov shiptar – dobar shiptar” (shqiptari i mirë – shqiptari i vdekur, edhe pse vetë shqiptimi “shiptar” është për të shprehur poshtërim) ose ato me fyerje me gjuhë banale mbi baza të moralit kombëtar, janë dëshmi se në vendin tonë kemi rrezik real të thirrjes për shfarosje fizike të shqiptarëve. Mund të duket konstatim i tepërt, por nëse historia na e kujton se me këso thirrje filloi antisemizmi i viteve të ’30-ta ne Europë, nuk duhet të habitemi nëse kjo ndodhë edhe në vendin tonë. Dhe, derisa për antisemitizmin jemi të gjithë unikë dhe nuk kemi dallime, është për të ardhur keq që këto thirrje (që nuk ndodhin për herë të parë) ndodhin në sheshin e kryeqytetit, personat nuk janë anonimë dhe ata kalojnë pa ferrë në këmbë: me to nuk merret as prokuroria, as policia, as gjykatat. Në anën tjetër, shqiptarët rrinë në burg edhe për aksidente të rastësishme.

Nisur nga kjo, ne e dënojmë këtë gjuhë të tifozëve maqedonas të KF “Vardar”, presim që klubi të distancohet prej tyre, ndërsa i bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të mos heshtë dhe të bëjë rolin e “banorit të Marsit”, por t’i mbledhë video-materialet e këtyre skenave dhe të ngrejë padi për përhapje të gjuhës së urrejtjes, për thirrje për shfarosje, për poshtërim dhe ofendim të një komuniteti.

Ne druajmë se nëse këto raste kalojnë pa u ndëshkuar, autorët e tyre do të motivohen edhe më shumë dhe ato shumë lehtë mund të kalojnë në aksione me përmasa të padëshirueshme dhe me pasoja të paparashikueshme. AlternAtivA do ta ngrejë këtë çështje edhe në instanca të tjera, por dëshiron të besojë se institucionet shtetërore do të jetë me efektive në këtë detyrë”tha kështu Faton Fazliu nga Alternativa.

/TS.MK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *