“Anulimi i dasmave”, këngëtarët e estradës përplasen mes vete

Mundësia e anulimit të dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, ka nxitur reagime të shumta nga emra të njohur të estradës, të cilët u shprehën kundër këtij vendimi.

Sipas tyre, ky vendim duhet të rishqyrtohet edhe një herë pasi nuk përfshin vetëm këngëtarët, por është një dëm shumë i madh edhe për ekonominë e Kosovës.

I pari që doli kundër këtij vendimi publikisht ishte Labinot Tahiri, ai kishte deklauar se anulimi i dasmave do të sjellë dëme të shumta jo vetëm për këngëtarët por ky vendim do t’i prekë ekonomikisht edhe njerëzit tjerë. Reagimi i Labit, nuk mjaftoi me kaq ai u bëri kërkesë kolegëve të tij që në shenjë të kundërshtimit të dalin në protestë.

Në përkrahje të Labit dolën emrat e njohur si: Big Mama, Edona Llalloshi, Ermal Fejzullahu, Afrim Muqiqi, Sevdai Radogoshi, Besart Halimi, Burak Vehapi, Alban Mehemti, Meda. Por, kundër reagimit të Labit publikisht doli këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi e cila është shprehur se jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

“Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë ‘çka të bëhet me të tjerët le të bëhet edhe me neve’. Në këtë shtet ka njerëz më të varfër e më nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim, Labinot Tahiri për protestë”, ishte reagimi i Leonorës.

Pas kësaj deklarate të Lenorës, reagoi aktori Adnan Blaku, i cili e kundërshtoi atë, duke i dalë në mbështetje Labit.

Adnani theksoi se dasmat për ta janë punë për ta. Madje, në lidhje me këtë vendim është paralajmëruar edhe inicimi i një peticoni, por jo nga këngëtarët, një gjë të tillë e ka paralajmëruar ”Shoqata e Hotelierisë dhe Turizmit Pro in”.

Pas gjithë kësaj zhurme që u bë jo vetëm nga këngëtarët, por, edhe nga fushat tjera që preken direkt nga ky vendim, pritet të shihet nëse vendimi do të rishqyrohet, apo do ndryshohet dhe këto ahengje ta marrin dritën e gjelbër për këtë verë.

/EpokaeRe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *