“Apple” ofron disa seri televizive falas për karantinë

“Kompania Apple” ka vendosur të vë në dispozicion të përdoruesve, pa pagesë, disa përmbajtje audiovizuale që përbëjnë ofertën e saj të programeve me pagesë, “Apple TV Plus”.

”Këta filma dhe seri TV janë për të shoqëruar njerëzit gjatë karantinës”, thuhet nënjoftimin e kompanisë.

Katër seritë televizive në aplikacionin Apple TV, pa pagesë do të jenë “Little America”, “Servant”, “For All Mankind” e “Dickinson”.

“Apple” nuk është kompania e parë që bën abonime falas. “Amazon” ka zgjatur periudhën e provës së shërbimit, nga një në tre muaj (si Apple Music), ndërsa Google ofron dy muaj falas në shërbimin e lojërave video Stadia.

/atsh/albinfo.ch./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *