“Apple” vendos të mbyllë dyqanet në të gjithë botën

“Apple” do të mbyllë të gjitha dyqanet e tij, në botë, përveç atyre në Kinë, deri më 27 mars.Kompania po ashtu është angazhuar të ofrojë 15 milionë dollarë për të ndihmuar me epideminë globale të koronavirusit.  Të gjitha dyqanet e “Apple” në Kinë ndërkohë janë rihapur, pasi u mbyllën për gjatë thuajse dy muajve të fundit, kohë gjatë të cilës, rajoni u godit rëndë nga epidemia e koronavirusit.

“Ndërsa shkalla e infektimeve të reja vazhdon të rritet në shumë vende, ne po marrim masa shtesë për të mbrojtur pjesëtarët e ekipit tonë dhe klientët”, tha kompania në një deklaratë.

/EpokaeRe/Com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *