ARMENIA DHE AZERBAJXHANI SHKELIN MARRËVESHJEN E ARMËPUSHIMIT VETËM PAS DISA MINUTASH QË U NËNSHKRUA

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e një armëpushimi humanitar në rajonin e Nagarab-Karabagut.

Të dy palët ranë dakord për një armëpushim për të filluar në mesnatën e së shtunës.

Por një zëdhënëse e Ministrisë Armene të Mbrojtjes, tha se Azerbajxhani theu armëpushimin pas vetëm katër minutash duke gjuajtur predha artilerie dhe raketa.

Azerbajxhani më vonë tha se Armenia kishte thyer armëpushimin pas dy minutash.

Të dy vendet nënshkruan një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia të shtunën e kaluar. Sidoqoftë, përplasjet vazhduan pavarësisht nga kjo marrëveshje.

Luftimet filluan muajin e kaluar mbi territorin, i cili është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë. Qindra persona kanë vdekur gjatë luftimeve.

Kjo është dhuna më e rëndë në rajon që nga koha e luftës gjashtë-vjeçare mbi territorin që përfundoi me një armëpushim në 1994.

/Insajderi.com

Burimi: BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *