ASHMAA për mediat: Nga e diela në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Prej nesër në mesnatë, në përfundim me orën 21 më 15 korrik, vlejnë rregullat për heshtje zgjedhore gjatë Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, bëri të ditur sot Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive si përkujtim për radiodifuzerët.

“Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpresin me të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore”, theksojnë nga Agjencia.

Nga ASHMAA përkujtojnë se sipas Kodit Zgjedhor, për shkeljene heshtjes zgjedhore konsiderohet emetimi i çfarëdo qoftë informacioni, fotografi, materiale audio dhe audiovizive lidhur me ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje, çfarëdo qoftë forme të raportimit mediatik të cilët në mënyrë të hapur apo të të fshehur në funksion të ndonjë fushate dhe mund të ndikojnë mbi vendimin e votuesve, të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjektit politik dhe/ose individë të përfshirë në incidente apo parregullsi në ditën e votimit, si dhe deklarata nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *