Aurela Gaçe “thumbon” kolegët

Aurela Gaçe kosiderohet si divë në tregun muzikor shqiptar. Ajo njihet për të kënduarit live dhe energjinë që ka në skenë dhe përcjell tek publiku.

Në një interviste për “21 Media”,që ka mbajtur së fundmi, Aurela ka folur për klipin e saj dhe klikimet, duke mos kursyer as edhe një “thumb” për kolegët e saj, transmeton IndeksOnline.

“Pritet shumë mirë. Nuk i kam ato klikimet sepse nuk kam lekë që t’i hedh për të blerë ato klikime. Apo s’duhet ta thoja këtë? Lekët i hedh në performancë, në punë. Nuk kam nevojë ti mbush mendjen askujt nëse jam e suksesshme ose jo sepse shumë mirë kudo që shkoj publiku më pret shumë mirë”, tha këngëtarja

Më tej, Aurela lajmëroi se së shpejti do të vijë me një album të ri, të cilin fansat e saj po e presin me shumë entuziazëm.

/IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *