Autobusët e transportit publik nesër do të qarkullojnë me orarin e së dielës

Me rastin e festës shtetërore të “Shën Klimentit të Ohrit”, që është ditë jopune, nesër autobusët e transportit publik në Shkup do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës.

Nesër kujdestarë do të jenë tre biletari, Qendra transportuese me orar pune prej 7 e deri në 19.30, Tregu i Gjelbër prej 7 deri në 19.30 dhe Gjorçe Petrov nga ora 7 deri në 13.00.

Nga NQP “Shkup” rikujtojnë se linjat 25,25A dhe 25 B për në Vodno të Mesme ende nuk punojnë, njëjtë nuk punon as teleferiku.

Ndalesa për transport falas për të moshuarit është ende në fuqi.

/TS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *