Bad News Eagles fiton ndeshjen e parë në turneun më të madh të CS:GO në Brazil

BNE – fb

Bad News Eagles ka fituar ndeshjen e parë në turneun më të madh të CS:GO në Brazil, duke e mposhtur ekipin brazilian 00Nation me rezultat 16-3.

Edhe këtë turne Major, sikur të kaluarin ekipi shqiptar Bad News Eagles është duke treguar lojë të mirë dhe është dy fitore larg kualifikimit në fazën tjetër.

Kryeministri i vendit, z.Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale ka uruar ekipin Bad News Eagles për fitoren e tyre të parë në Brazil, si dhe i uroi sukses ekipit shqiptar në ndeshjen e tyre të radhës.

/Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *