BARACK OBAMA NË NËNTOR BOTON LIBRIN “NJË TOKË E PREMTUAR”

Ish – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, më 17 nëntor do të nxjerr në shitje librin e tij autobiografik “Një Tokë e Premtuar”, raporton USA Today, transmeton Insajderi.

Në librin e tij autobiografik, Obama, rrëfen përvojat e tij gjatë viteve të tij në Shtëpinë e Bardhë, kohën kur ishte president i shtetit me të fuqishëm në botë.

“Një Tokë e Premtuar”, e planifikuar për të dalë në publik më 17 nëntor, do të mbulojë “odisenë e tij të pamundur nga i riu që kërkon identitetin e tij te udhëheqësi i botës së lirë” dhe “momentet historike të mandatit të parë të presidencës së tij historike”, thuhet në faqen zyrtare të librit.

Ndërsa nga ana tjetër, autori i librit u shpreh: “nuk ka ndjenjë sikur të mbarosh një libër dhe unë jam krenar për këtë”.

 /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *