Bashkimi i lumenjve pa ndryshuar ngjyrën, Rhone dhe Arve

Asgjë nuk është e çuditshme kur përmendet natyra, si krijuese e mrekullive të botës, aq më pak ajo e Zvicrës
Natyra është me të vërtetë e mahnitshme. Çuditë janë nga më të ndryshmet dhe më interesantet kur flitet për të.
Në fakt, asgjë nuk është e çuditshme kur përmendet natyra, si krijuese e mrekullive të botës, aq më pak ajo e Zvicrës.
Kësaj rradhe Albinfo.ch ka përzgjedhur dy lumenj që bashkohen dhe nuk e ndryshojnë asapak ngjyrën e tyre, edhe pse përzihen mes vete ata vazhdojnë ta sfidojnë njëra tjetrën, duke mos marrë një nuancë.
Pika e bashkimit mes tyre na duket si një luftë e vërtetë rivalësh.
/Albinfo.ch