BE KUFIZON EKSPORTIN E PAJISJEVE MJEKËSORE NË SHTETE TË CILAT NUK JANË ANËTARE

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka publikuar mbrëmë se BE ka kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore në shtete jashtë BE dhe ka theksuar se eksporti është i lejuar vetëm me miratimin eksplicit të qeverive të vendeve anëtare.

Ajo në llogarinë e saj në Twitter ka pretenduar se pajisja mjeksore për mbrojtje nga koronavirusi mund të eksportohet në vende të cilat nuk janë anëtare të BE vetëm me pajtimin eksplicit të qeverive të shteteve anëtare të BE.

Siç ka thënë, BE vepron në tri nivele: së pari punojmë me industrinë në mënyrë që të vazhdohet me punën, niveli i dytë i referohet asaj që të mbahen brenda Evropës pajisjet e nevojshme dhe për çka dje është miratuar skema e autorizimeve për eksport për pajisje mbrojtëse.

“Kjo do të thotë se këto pajisje mjekësore mund të eksportohet në shtete të cilat nuk janë anëtare të BE vetëm me miratimin eksplicit të qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo është diçka që kemi qenë të detyruar të bëjmë për shkak të mbrojtjes së sistemit tonë shëndetësor”, ka shqaruar presidentja e KE.

/Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *