BESONTE SE ISHTE RIMISHËRIMI I JEZU KRISHTIT – ARRESTOHET LIDERI I KULTIT MESIANIK

Autoritetet ruse përgatitën një operacion të veçantë për të arrestuar një ish-oficer të policisë së trafikut i cili pretendon të jetë ri-mishërimi i Jezusit dhe ka drejtuar një kult të vendosur në thellësitë e Siberisë për tre dekadat e fundit, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.

Helikopterët dhe oficerët e armatosur sulmuan komunitetet e drejtuara nga Sergei Torop, i njohur për ndjekësit e tij si Vissarion, dhe arrestuan atë dhe dy ndihmës të tij. Komiteti hetimor i Rusisë tha se do ta akuzonte atë për organizimin e një organizate fetare të paligjshme, duke pretenduar se kulti zhvatte para nga ndjekësit dhe i nënshtronte ata ndaj abuzimit emocional.

Torop, i cili humbi punën e tij si një oficer trafiku në 1989, pretendoi se ai përjetoi një “zgjim” kur regjimi Sovjetik filloi të shembet. Në vitin 1991 ai themeloi një lëvizje të njohur tani si Kisha e Dhiatës së Fundit.

Media ruse raportoi se në ideologjinë origjinale të kultit, Vissarion pretendoi se Jezusi po vëzhgonte njerëzit nga një orbitë afër Tokës dhe Virgjëresha Maria ishte “duke drejtuar Rusinë”, por më vonë ai e deklaroi veten të ishte Jezu Krishti.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *