Bie numri i viktimave, Italia vendos të hapë kufijtë për sezonin turistik

Italia ka vendosur të rihapë restorante dhe baret javën e ardhshme, e do të lejojë udhëtimin brenda dhe jashtë vendit muajin e ardhshëm derisa vazhdon dita-ditës të lehtësojë bllokimet e koronavirusit.

Së fundmi, Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa u përket të prekurve me koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 31908, që do të thotë janë 145 viktima në 24 orët e fundit, përcjell albinfo.ch.

Rastet të reja janë 675 duke e çuar në 225435 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 125176, ndërsa 762 janë në gjendje kritike.

Ndërkohë, Italia ka vendosur të rihapë restorante dhe baret javën e ardhshme, e do lejojë udhëtimin brenda dhe jashtë vendit muajin e ardhshëm derisa vazhdon dita-ditës të lehtësojë bllokimet e koronavirusit.

Vlen të theksohet se një dekret i nënshkruar nga Kryeministri Giuseppe Conte thotë që ndalimi i udhëtimit do të hiqet në 3 qershor dhe njerëzit gjithashtu mund të fillojnë të lëvizin lirshëm nëpër rajone të vendit në të njëjtën ditë.

Conte tha se kushdo që hyn në Itali nga një vend i BE-së nga atëherë e tutje nuk do të duhet të kalojë një periudhë karantine.

Masa do të vijë në vend ashtu si do të fillojë sezoni i turizmit veror – dhe Italia shpreson se do të ringjallë industrinë e saj turistike.

/Albinfo.ch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *