Bill Gates do të ndërtojë 7 fabrika për prodhimin e vaksinës së COVID-19

Ai tha se kishte përzgjedhur 7 prej vaksinave të mundshme që mund të përdoren kundër COVID-19 dhe ndërtuar kapacitete prodhuese për ta.

Bill Gates do të invesojë në 7 fabrika të cilat premtojnë zhvillimin e një vaksione kundër koronavirusit.

Ditën e Premte themeluesi i Microsoft tha se Fondacioni Gates do të investojë miliarda dollarë për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

“Duke qenë se fondacioni ynë ka ekspertizë të thellë në sëmundjet infektive dhe jemi përgatitur për një situatë të tillë, investimi yne do të përshpejtojë masat për të luftuar COVID-19,” tha Gates.

Ai tha se kishte përzgjedhur 7 prej vaksinave të mundshme që mund të përdoren kundër COVID-19 dhe ndërtuar kapacitete prodhuese për ta.

Gates beson se vetëm 1-2 prej tyre do të provojnë të suksesshme dhe disa prej parave do të shkojnë dëm. Bill dhe Melinda Gates kanë premtuar 100 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin ndërsa fondacioni i tij ka ofruar teste për Amerikanët.

Ai tha se Amerikës i duhen 10 javë izolim për të përballuar krizën. 

/IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *