Burg i përjetshëm për të akuzuarën nga Dibra e cila i vrau prindërit dhe motrën e mitur

Dënim me burg të përjetshëm mori e akuzuara B.P. nga Dibra e cila më 26 gusht të vitit 2018 në shtëpinë familjare i humbi prindërit dhe motrën e mitur.

Aktvendimin e solli Gjykata themelore në Gostivar, ndërsa B.P. është dënuar me burgim të përjetshëm për tre vepra penale – vrasje.

Një nga të akuzuarit i cili e ka ndihmuar të akuzuarën, është dënuar me 10 vite burg, ndërsa të akuzuarin tjetër është ndryshuar vepra penale dhe pas vendimit të gjykatës, procedura për të do të vazhdojë për vepër të kryer penale – përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregim me armë apo materie shpërthyese.

Prokuroria e Gostivarit është e pakënaqur nga vendimi i gjykatës për dy të akuzuarit të cilët e ndihmuan B.P. në kryerjen e vrasjes dhe paralajmërohet ankimim ndaj aktvendimit.

Dënimi me burgim të përjetshëm për tani të dënuarën B.P. pason pas procedurës gjithpërfshirëse hetimore në të cilën Prokuroria siguroi dëshmi, e me të cilat gjatë gjykimit dëshmoi se ajo në shtëpinë familjare në Dibër. duke shtënë nga distancë shumë e afërt me pistoletë me kalibër 7,65 fillimisht i privoi nga jeta prindërit e saj, e më pas edhe motrën e mitur.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *