Carovska: Sipas protokolleve të veçanta nga e hëna fillon akomodimi i studentëve në konvikte, në rrjedhë është thirrja për ndihmë të njëhershme prej 6,000 denarë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe drejtori i Qendrës Shtetërore të Studentëve – Shkup, Dario Nikollovski sot e vizituan konviktin e studentëve “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup, ku prej të hënës do të fillojë akomodimi i studentëve. Përveç këtij konvikti të studentëve me protokolle të veçanta të Kovid do të akomodohen edhe në gjashtë konvikte tjera të studentëve në Shkup.

“Për ne është e rëndësishme të sigurojmë akomodim për nxënësit dhe studentët të cilët do të kenë mësim të kombinuar, ose me prani fizike në shkollat dhe fakultetet.
Për konviktet e studentëve në Shkup, kapaciteti sipas protokollit është 2,080 shtretër, gjithsej janë pranuar 1,614 studentë, që do të thotë se kemi mundësi të pranojmë edhe të tjerë. Mos të harrojmë se tani kemi edhe listë rezervë, këtë e them që mos të ketë huti tek studentët.
“Nëse ndonjë fakultet e ndryshon vendimin dhe në vend të mësimit online vendosë të mbajë mësim me prani fizike, e lëmë mundësinë t’i pranojmë studentë në akomodim që i kanë fituar në konviktet sepse i plotësojnë kriteret,” tha Carovska.

Ministrja theksoi se sipas kritereve që ishin të publikuara, u pranuan në konviktet shkollore 1,193 nxënës. Sipas protokolleve të reja, kemi vende të lira ose të hapura për 1,058 studentë. Teprica e 135 nxënësve për Shkupin janë vendosur në konviktin e studentëve “Seniq”, dhe 73 nxënës nga Manastiri dhe Strumica gjithashtu do të fitojnë mundësi të udhëtojnë në vendet e tyre, ose të akomodohen në pajtim me ndryshimet e reja ligjore që janë në kuvend.

Ministrja u bëri thirrje studentëve që të paraqiten deri në 10 tetor për thirrjen e hapur për ndarjen e mbështetjes financiare të njëhershme për të paguar një pjesë të participimit në shpenzimet për studim, nje pjese te shpenzimeve per akomodim ne konviktin e studenteve respektivisht të shpenzimeve për akomodim privat.

Ky kompensim është paraparë me setin e tretë të masave ekonomike. Të drejtë aplikimi për një nga opsionet e ofertave kanë të gjithë studentët, arsimi i të cilëve financohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe janë pjesë nga familjet e varfra me të ardhura të ulëta.

Shuma e kompensimit financiar të njëhershëm është deri në 6,000 denarë, ndërsa paraqitja është në www.digitalizirajse.mon.gov.mk, ku zgjidhet mënyra në të cilën do të dorëzohen dokumentet dhe formularët e nevojshëm.

Drejtori i Qendrës Shtetërore të Studentëve – Shkup, Dario Nikollovski, tha se konviktet e studentëve janë gati të hapen në kushte të pandemisë, por me kapacitet të zvogëluar.

“Pres mbështetje dhe respekt të protokolleve nga ana e studentëve, sepse bëhet fjalë për shëndetin e përbashkët për të gjithë ne. Sipas protokolleve, në çdo dhomë në të cilën ka dy shtretër do të akomodohet vetëm nga një person, ndërsa në dhomat me më shumë shtretër maksimum dy persona. “Gjithashtu, mensat do të punojnë me protokolle të veçanta, respektivisht tavolinat do të vendosen në distancë përkatëse dhe do të lejohet të ulen më së shumti dy persona në tavolinë,” tha Nikollovski.

Drejtori theksoi se së bashku me ministren Carovska, është siguruar një donacion nga kompania “Allkalloid” në vlerë prej rreth 5 milion denarë për të gjitha konviktet e studentëve dhe shkollave në vend, dhe me këto mjete për dezinfektim mbulohet pothuajse tërë viti.
Nikollovski njoftoi stabilizimin e situatës financiare të Qendrës Shtetërore të Studentëve – Shkup, por edhe investime të reja në konviktet studentore.

/TS.MK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *