Çfarë fati! Familja amerikane gjen 1 milion dollarë në rrugë

Një familje amerikane nuk ka fituar lotarinë, por ka gjetur 1 milion dollarë.

Miliona njerëz në mbarë botë luajnë lotari, duke shpresuar se do të fitojnë.

Megjithatë, një familje amerikane kishte fat, duke gjetur 1 milion dollarë, por që ka vendosur të mos i mbajë, shkruajnë mediat amerikane, përcjell albinfo.ch.

Familja Schantz nga Virxhinia ishin duke shëtitur me veturë, kur kishin gjetur një qese me afër 1 milion dollarë.

Ata duke u shëtitur me veturë kishin parë një qese plehrash, dhe duke dashur që mos ta lënë në rrugë e kishin marrur me vete. Duke ecur panë dhe një qese tjetër, e morën dhe ata me idenë që më vonë t’i hidhnin bashkë në koshat e mbeturinave.

Kur arritën në shtëpi, e kishin vërejtur se, nuk ishin plehra, por para, përcjell albinfo.ch.

Familja vendosi që mos t’i mbajë paratë, por t’i dërgojë në polici, që janë duke e hetuar rastin se si përfunduan afër 1 milion dollarë në rrugë.

Familjarët kanë thënë se vendimi për t’i kthyer paratë nuk ishte i vështirë.

/Albinfo.ch./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *