COVID-19, SHBA JEP 274 MILION DOLLARË PËR 64 SHTETE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan ndihmën financiare prej 274 milionë dollarësh për 64 vende të botës, për të luftuar pandeminë Covid-19. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë mobilizuar me shpejtësi resurset për t’iu përgjigjur pandemisë Covid-19, në shtëpi, por edhe jashtë vendit. Sot, jam i kënaqur që t’ju njoftoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë në dispozicion gati 274 milionë dollarë, për emergjencën shëndetësore dhe humanitare. Sot këto 274 milionë dollarë do shkojnë për ndihma për 64 shtete në botë, që janë më të rrezikuar, për t’u ardhur në ndihmë në luftën e pandemisë“, thuhet ndër të tjera në deklaratën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Krenarë që jemi donatori i vetëm më i madh shëndetësor dhe humanitar në botë”, theksohet në deklaratë.

/Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *