DALJE HISTORIKE NË ZGJEDHJE: PËRQINDJE MË E MADHE ISHTE VETËM PARA 120 VJETËSH

Më shumë se 160 milionë amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale, duke i bërë këto zgjedhjet më pjesëmarrjen më të madhe të votuesve në 120 vjetët e fundit, njofton Insajderi, duke u bazuar në të dhënat e “US Elections Project”.

Dalja në vendvotime pritet të jetë diku 70% e atyre me të drejtë vote, thuhet në sajtin që merret me të dhëna të zgjedhjeve.

Më shumë kishte vetëm në vitin 1900, kur presidenti republikan, William McKinley, mposhti demokratin, William Jennings Bryan, në një dalje që atëherë ishte 73.3%.

Por, ndryshe nga këto zgjedhje që ende nuk po dihet fituesi, atëherë fitorja ishte bindëse.

“Këto zgjedhje presidenciale kanë pasur daljen më të madhe në 120 vjetët e fundit”, ka thënë profesori, Michael McDonald.

Ndryshe nga zgjedhjet e këtij viti, kryesisht përqindja e atyre që e shfrytëzojnë të drejtën e votës është diku rreth 60%.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *