DEL NË ANKAND DËSHMIA E SIGURIMIT TË SHTËPISË SË KURT KOBAIN, E CILA PËRMBAN NËNSHKRIMIN E PLOTË TË TIJ (foto)

Kurt Cobain rrallë herë ka nënshkruar me emrin e tij të plotë, prandaj një dëshmi e kompanisë së sigurimit së shtëpisë në të cilën ai edhe vdiq, doli në shitje duke u bërë një prej produkteve më bizarre.

Shuma e çmimit të këtij dokumenti është duke u rritur në mënyrë të pabesueshme në një audicion shitës. Letra daton 74 ditë para vdekjes së frontmenit të grupit, raporton TMZ, shkruan Insajderi.

Ajo që e bën edhe më të veçantë për fansat ketë dokument, është fakti që ajo është shtëpia ku ai vrau veten. Ai kishte shkuar në këtë shtëpi pasi kishte ikur nga qendra rehabilituese në Kaliforni. Aty filloi të bëj droga për ditë me radhë dhe vrau veten me një armë zjarri.

Përpos dokumentit në fjalë, bashkë me të janë gjetur edhe disa fotografi të shtëpisë se si ishte dukur para se një pjesë e saj të digjej nga zjarri.

Audicionin është duke e udhëhequr Inscriptagraphs Memorabilia dhe pritet të tejkalojë 100.000 dollarët.

Kurt Kobain ka thyer Rekordin Botërorë të Guinness për shitjen më të shtrenjtë të ndonjë gitare me 6.010.000 dollarë.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *