Del orari: Si do të bëhet shpërndarja e pensioneve nga bankomatet në Maqedoninë e Veriut

Teksa numri i të prekurve nga COVID 19 vijon të rritet, Qeveria ka vendosur se nga e premtja, 24 prill, bankat do të duhet të ua mundësojnë pensionistëve të marrin pensionet për muajin prill nëpër aparate ATM (bankomatë).

Qeveria gjithashtu ka udhëzuar Fondin Pensional që të paraqesë të dhënat e pensioneve në bankat tregtare deri më 23 prill.

Rekomandohet që bankat tregtare, përmes filialeve dhe ekspoziturave të tyre të shpërndajnë pensione për pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartelë sipas orarit përkatës;

– Të hënën, më 27 prill 2020, realizohet pagesa e pensioneve deri në 11,000 denarë;

– Të martën, 28 Prill 2020, realizohet pagesa e pensioneve në vlerë prej 11,001 denar në 14,000 denarë;

– Të mërkurën, 29 Prill 2020, pagesa e pensioneve në vlerë prej 14,001 denarë në 18,000 denarë;

– Të enjten, me 30 prill 2020, pagesa e pensioneve në vlerë mbi 18,000 denarë.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *