DELJA MË E SHTRENJTË NË BOTË – SHITET PËR 410 MIJË EURO “DOUBLE DIAMOND” (VIDEO)

Një dele është shitur për 410 mijë euro në një ankand në Skoci këtë javë, duke u shndërruar kështu në delen më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë, njofton Insajderi.

Delja e quajtur Double Diamond, kishte bërë bujë të madhe edhe para ankandit, shkruan CNN.

Shuma fillestare e ankandit ishte rreth 10 mijë euro.

Me të filluar ankandi nisi një betejë e ofertave mes fermave dhe rriti çmimin jashtë çdo parashikimi.

Kjo shifër vazhdoi deri se u arrit një pajtim që delja do të ndahet në mes tri fermave.

“Kështu nga njëherë ndodhë të vije diçka speciale sikur kjo dele, prandaj secili dëshironim ta kishim”, thotë Jeff Aiken, një nga tashmë pronarët e deles.

Delet Telex kanë prejardhjen nga Holanda, saktësisht ishulli Telex në Holandë. Ato janë delet favorite për kasapët, pasi kanë një sasi të madhe të mishit cilësor dhe gjithashtu karakteristikat e tyre ua trashëgojnë pasardhësve në plotni.

Rekordi i mëparshëm për një dele të tillë ishte 256 mijë euro. Bëhet fjalë për delen Deveronvale Perfection, që u shit në vitin 2009.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *