Demiri: Do të kemi rënie ekonomike 3.4%, bizneset dhe kompanitë të njoftohen për masat e qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri mbrëmë nëpërmjet Skype në “Klan Maqedoni”, ku ka folur rreth coronavirusit, dhe si ajo ka ndikuar në ekonominë e qytetarëve. Demiri ka thënë se BESA gjatë gjithë kohës që nga fillimi i krizës ka ndjekur situatën nga afër dhe ka qenë njëra ndër subjektet e vetme dhe e para e cila ka kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

“Statisikat e fundit nga Ministria e Financave kanë treguar se ekonomia e vendit këtë vit do të ketë rënie për 3.4%, por në përgjethsi, Maqedonia e Veriut mirë e ka menaxhuar këtë situatë, gjithnjë duke ju referuar numrave e cila i jep banka botërore”, është shprehur Demiri.

Më tej Demiri ka shtuar se masat e ndërmarra nga qeveria janë të mira, por mungon transparenca dhe senzibilizimi e të gjithë kompanive dhe bizneseve që të munden ta shfrytëzojnë këtë masë.

/ES/TAN/PB/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *