DHELPRA NGA BERLINI – KOLEKSIONUESE E PAPUQEVE DHE ATLETEVE(FOTO)

Një dhelpër është bërë shkak i disa polemikave, në një lagje në Berlin, pasi ajo po vinte nga malet, po hynte në lagje e po “vidhte” një nga një të gjitha mbathjet e banorëve, brenda kopshteve të tyre.

Banorët e lagjes, kishin vënë dyshime se një hajdut ishte duke hyrë e vjedhur mbathjet e tyre dhe kjo ishte bërë mjaft shqetësuese për gjithë atë zonë, raporton Insajderi.

“Hajduti” ishte zënë në flagrancë, nga një banorë, i cili i bëri disa foto, por që hajduti nuk ishte siç ata mendonin, por ishte një dhelpër me një pasion interesant, atë të koleksionimit të mbathjeve, pa dalluar llojet.

Dhelpra kishte arritur që të “koleksiononte” mbi 100 palë mbathje.

Redaktori i Tagesspiegel, Felix Hackenbruch, kishte postuar fotot e dhelprës, duke e mbështetur me faktet se ajo ishte hajdutja e fshatit.

/Insajderi.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *