DHURATËN QË PRINC GEORGE E PRANOI TANI PO E KËRKON MALTA

Malta dëshiron t’i kthehet një dhëmb peshkaqen prehistorik që iu dha si dhuratë Princit britanik George nga natyralisti David Attenborough, duke thënë që fosili duhet të ekspozohej në ishullin ku u zbulua.

Pallati Kensington njoftoi këtë të shtunë për dhuratën që pranoi princi i vogël, duke thënë se dhëmbi gjigant iu dha princit shtatë vjeçar kur Attenborough ndoqi një shikim privat të dokumentarit të tij më të fundit mjedisor me anëtarët e Familjes Mbretërore.

Attenborough gjeti fosilin gjatë një pushimi familjar në Maltë në fund të viteve 1960, tha pallati. Ishte ngulitur në gur gëlqeror të verdhë të butë dhe besohet të jetë rreth 23 milionë vjet i vjetër.

Sidoqoftë, Ministri i Kulturës Malteze Hoze Herrera tha se dhëmbi duhet të ishte në një muze lokal dhe premtoi se do niste kërkesën për ta marrë atë përsëri.

“Ka disa objekte që janë të rëndësishme për trashëgiminë natyrore malteze dhe të cilat përfunduan jashtë vendit dhe meritojnë të merren”, tha Herrera për Times of Malta, pa dhënë detaje se si kishte ndërmend të rikuperonte fosilin.

Dhëmbi dikur i përkiste një megalodoni, një specie e zhdukur e peshkaqenit gjigand që rritej deri në 16 metra.

 /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *