Digjet stacioni policor nga protestuesit në Minneapolis të SHBA-së (Video)

Për të shpërndarë protestuesit, policia përdori gazin lotsjellës.

Polici i cili u filmua ndërsa i vendosi gjurin në qafë një afro-amerikani të prangosur që më pas humbi jetën, u arrestua nga agjentët amerikanë për këtë incident.

Derek Chauvin është vendosur në paraburgim, ndërkohë që ende nuk janë bërë të qarta akuzat ndaj tij.

Nga prokurorët vdekja e afro-amerikanit George Floyd është quajtur si vrasje, ndërsa hetimet kanë nisur.

Pasi viktima u nda nga jeta në qytetin e Mineapolisit, kanë nisur protesta të dhunshmee përleshje me policinë. Një prej stacioneve policore iu vu flaka.

Përleshje pati edhe në qytete të tjera të SHBA-së.

Një ndër katër policët e përfshirë në arrestimin e George Floyd, një 46-vjeçar afrikano-amerikan, i cili vdiq pas arrestit të hënën në Minesota, është arrestuar dhe është tani akuzuar për vrasje me paramendim të grades së tretë, si dhe vrasje pa paramendim.

Oficeri Derek Chauvin është polici që shihet në videon e xhiruar nga një kalimtar, duke mbajtur gjurin në qafën e viktimës, ndërkohë që George Floyd dëgjohet duke u ankuar se nuk merr dot frymë. Videoja vazhdon mbi pesë minuta, kur George Floyd është i shtrirë përtokë dhe oficeri Derek Chauvin vazhdon ta mbajë nën kontroll me gjurin në qafë.

Qyteti i Minesotës është përfshirë nga trazirat, ndërkohë që autoritetet kanë thirrur Gardën Kombëtare për të ruajtur rendin, pas natës së të enjtes që u shoqërua me protesta të dhunshme të ndezura nga vdekja e 46-vjeçarit George Floyd.

Ky rast ka tërhequr vëmendjen e mbarë vendit si dhe vëmendje ndërkombëtare dhe ka rindezur debatin për trajtimin e personave me ngjyrë në SHBA. Demonstratat tani janë përhapur në qytete të ndryshme amerikane, transmeton KlanKosova, përcjell albinfo.ch.

/Albinfo.ch./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *