DIKUR IA NDALOI MUZIKËN BASHKËSHORTES, SOT ËSHTË PENGU MË I MADH I SABRI FEJZULLAHUT

Këngëtari Sabri Fejzullahu që së fundmi u nderua me “Çelësin e Qytetit”, i ftuar në NIN me Alaudin Hamitin, foli për herë të parë për mënyrën se si ai i kishte ndaluar bashkëshortes së tij muzikën.

Një gjë e tillë u përmend teksa ai fliste për dy pengjet më të mëdha të jetës së tij, me të cilat iu desh të jetonte, njofton Insajderi.

“Së pari jam penduar që nënës sime nuk iu kam përkushtuar sa duhet sepse mendoja se ajo do jetonte përgjithmonë. Një ditë vec më telefonuan dhe më thanë ‘hajde se ka vdekë’ dhe unë isha ushtar në Shkup”. Më pas Sabriu flet edhe për bashkëshorten e tij, “Pengu i dytë është se Nerës ia kam ndaluar këngën. Ermali është 200% ngjyrë dhe emocion i Nerës”.

Fejzullahu thekson se bashkëshortja e tij Nera ka një talent të rrallë për muzikë dhe ngjyrë të veçantë të zërit. Ajo vite më parë sa ishte e pamartuar kishte realizuar  4 këngë si “Bubullimë te Shpati i Kavajës” dhe  “Edhe gurët e sokakut” në Radio Prishtina.

Mirëpo kur çifti u martuan, ndonëse Sabriu nga aktrimi ndoqi rrugën e muzikës bashkëshorten nuk e la sepse e penalizonte bukuria e saj.

“Ja ndalova sepse ishte shumë e bukur. Nuk po gënjej. Do ma merrte dikush dhe pastaj do bija në bela”, tha Sabriu duke qeshur.

Në fund këngëtari dha një premtim se do të bënte një këngë me bashkëshorten e tij në fund të këtij viti.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *