E pazakontë: Del në shitje i gjithë fshati afër Stokholmit, ky është çmimi

Sätra Brunn Swiden

Nëse jeni milioner dhe kërkoni një vend të përshtatshëm për tu relaksuar e për të qëndruar vetëm, atëherë ky fshat në Suedi me siguri që do  t’ju hyjë në punë, përcjell albinfo.ch.

I gjitha do të kushtojë 7 milionë dollarë. Me këto para mund të blini një fshat të tërë plotësisht funksional në Suedi, vetëm 90 minuta në veri të Stokholmit.

Sipas informacioenve thuhet se ky fshat i ndërtuar në shekullin e 18-të si vendpushim shëndetësor, Sätra Brunn është një shembull i përsosur i arkitekturës së fshatit suedez, i kompletuar me një kishë, një shkollë dhe një hotel, ndërsa ka dhe një aktivitet imbolitimi për ujin e përroit të tij lokal, përcjell tutje albinfo.ch.

Duhet theksuar se fshati, që ka qenë në një zone spa për 320 vjet, u ble nga pronarët aktualë në fillimin e viteve 1990. Ata donin ta ruanin siç ishte, dhe janë përpjekur vetëm ta përmirësojnë, pa tjetërsuar pamjen e tij.

Vlen të cekët se bashkë me fshatin, ofrohen dhe dhjetëra hektarë toka të pyllëzuara, që mund të përdoren për projekte zhvillimore. Personat që kujdeseshin për të janë në moshë tashmë dhe mendojnë se është koha që drejtimin ta marrë në dorë dikush tjetër, ndaj kanë vendosur të tërhiqen.

/Albinfo.ch./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *