E quajnë Boris, kjo vajzë ka diçka të përbashkët me kryeministrin britanik

Flokët biondë të Laylas, 18-muajshe, bënë që mamaja e saj Charlotte t’i vinte nofkën Boris, sepse ajo duket si kryeministri britanik Boris Johnson.

Kjo është një gjendje e rrallë të cilën e kanë vetëm 100 njerëz në botë.

E ëma tha për The Sun: “Ndonjëherë ne e quajmë atë Boris sepse flokët e saj janë thjesht të pakontrollueshëm, pavarësisht se çfarë bëjmë me to, flokët e saj nuk do të drejtohen kurrë.”

“Ne kemi provuar të gjitha llojet e tharjes, por asgjë nuk ndodh.”

Gjendja e pazakontë, zakonisht përmirësohet me kalimin e kohës, normalisht në adoleshencë, për një arsye ende të panjohur për shkencëtarët.

Shkencëtarët besojnë se vetëm 100 njerëz janë  të prekur nga kjo gjendje e pazakontë.

Shkaktohet nga një mutacion në gjenet e përfshira në formimin e boshteve të flokëve.

/Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *