EDWARD SNOWDEN MERR LEJE TË PËRHERSHME QËNDRIMI NGA SHTETI I RUSISË

Shteti i Rusisë i ka garantuar ish-punonjësit të Agjencisë amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA), Edward Snowden, qëndrim të përhershëm në territorin e saj, njofton avokati i Snowdenit, Anatoly Kucherena.

“Sot, Snowdenit i është dhënë leja e qëndrimit me një afat kohor të pacaktuar”, tha avokati i tij rus Kucherena për agjencinë mediatike shtetërore TASS, transmeton Insajderi.com.

Snowden, jeton në Rusi prej vitit 2013 – kur u shpërngul atje në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes penale nga Shtetet e Bashkuara pas publikimit të të dhënave sekrete mbi programet e mbikëqyrjes së qeverisë.

Ai tha vitin e shkuar se është i gatshëm të kthehet në SHBA nëse i garantohet një proces i rregullt gjyqësor.

/Insajderi.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *