Ekspertët: Gjuha e urrejtjes “lulëzon” para zgjedhjeve

Rrjetet sociale përsëri janë vendi i përzgjedhur për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes dhe për përplasje politike në kohë fushate. Kështu vlerëson eksperti për media të reja, Bojan Kordalov, i cili shton se në këtë periudhë politikanët shumë pak i shfrytëzojnë mediat e reja për arsyen për të cilën ata janë krijuar, pra për diskutim, debat, këmbim të mendimeve e të tjera.

Është koha e duhur të kuptohet se qasja e tillë nuk sjell pikë, por sjell vetëm gjithë të urrejtjes, urrejtje mes njerëzve, vetëm pasqyrim të shprehjeve negative, frazave dhe atmosferës, nga liderët tek anëtarët dhe simpatizantët që në fund të fundit vetëm i largon njerëzit dhe i dëshpëron nga ardhmëria që vendi jonë e ofron. Politikanët duhet të prezantojnë se cila është platforma e tyre, cilat janë masat dhe aktivitetet që i ofrojnë t’i prezantojnë dhe të arrijnë tek grupet që i kanë cak – tha Bojan Kordalov, ekspert.

Kordalov, thotë se e drejta e shprehjes në internet nuk mund të kufizohet për shkak të parimit për liri e fjalës. Megjithatë shton se në këtë rast mund të përdoret mekanizmi i quajtur, “kufiri i lirisë së shprehjes”.

Çdo kryerës që shpërndan gjuhë të urrejtjes patjetër të targetohet me emër dhe mbiemër. Institucionet patjetër ta ndjekin, ta gjejnë në bashkëpunim me mediat sociale në këtë rast dhe të mund të marrin masa përkatëse më tej – u shpreh Bojan Kordalov, Ekspert.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk japin shifra se sa raste janë të paraqitura deri në këto momente për gjuhë të urrejtjes dhe keqpërdorime tjera në rrjetet sociale.

Nëse konfirmohet personi i cili përmes rrjeteve sociale është kryerës potencial i veprës penale “Shpërndarje të materialit racist dhe ksenofobi” përmes sistemit kompjuterik, nga ana jonë njoftohet Prokurori Publik përkatës dhe, pas udhëzimeve të marra nga ana e tij, veprohet në mënyrë përkatëse, me qëllim kompletimin e hetimit dhe ngritjen e padisë penale – njoftojnë nga MPB.

Edhe pse fushata parazgjedhore ende nuk ka filluar zyrtarisht, në rrjetet sociale dhe media online, është shtuar numri i faqeve të subjekteve partiake. Por edhe i faqeve të ndryshme, të cilat shpesh shpërndajnë gjuhë të urrejtjes dhe përdorin fjalor fyes ndaj subjekteve politike dhe figurave politike.

Mefail Ismaili/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *