Ekspertët hapin mumjen 3 mijë vjet të lashtë, shokohen çka gjejnë brenda saj

Një vajzë adoleshente e lashtë egjiptiane është gjetur e varrosur me stoli për nuse.

Thesaret e varrosura me mumjen në arkivolin e vjetër 3600 vjeçar mendohet se janë një pajë e sendeve të shtrenjta që do të ishin dhuruar për një nuse në një martesë

Zbulimi u bë nga një ekip spanjoll që punonte në një nekropol në Luxor, Egjipt. Ekipi, nga Projekti i Djehuty, gjeti arkivolin në një kodër të quajtur Dra Abu el-Naga.

Në kohët e lashta kjo do të kishte qenë në qytetin e Thebës, kryeqytetin e Egjiptit në periudhat e Mbretërisë së Mesme dhe të Re.

Arkivoli prej druri u zbulua në një gjendje mbresëlënëse të mirë dhe disa nga bojërat e saj të bardha ishin akoma të paprekura. Arkivoli i saj doli të ishte një thesar i vogël sendesh me vlerë, të cilat ekspertët i kanë lidhur me një skenar të mundshëm martese.

Disa raporte gjithashtu sugjerojnë se brenda arkivolit kishte rroba nusërie. Arkeologët gjetën dy vathë, dy unaza dhe katër qafore me mumjen.

Kjo përfshinte gjerdanet e bëra nga rruaza qeramike me shkëlqim dhe 75 gurë të çmuar.

/EpokaeRe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *