EMIRATET E BASHKUARA ARABE DHE BAHREJNI PËRSHËNDESIN NORMAILIZIMIN E RAPORTEVE MES IZRAELIT DHE SUDANIT

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahrejni mirëpritën njoftimin për normalizimin e marrëdhënieve midis Sudanit dhe Izraelit, transmeton Insajderi.

Përmes një deklarate, Ministria e Punëve të Jashtme e EBA-s e përshkroi njoftimin si “një hap të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe prosperitetit në rajon”.

Në deklaratë thuhet se vendimi për të normalizuar marrëdhëniet mes Sudanit dhe Izraelit “do të zgjerojë fushën e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, shkencor dhe diplomatik”.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Bahrejnit e përshkroi njoftimin si “një hap shtesë historik në rrugën drejt arritjes së paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Lindjes së Mesme”.

Në deklaratë përshëndeten përpjekjet e SHBA-së për lehtësimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Sudanit dhe Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Dje, ministri i Punëve të Jashtme të Sudanit, Omar Gamareldin, tha se qeveria kalimtare është pajtuar të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin. Ai, megjithatë, tha se parlamenti duhet të ratifikojë marrëveshjen.

Sudani bëhet vendi i pestë arab që pranon të vendosë marrëdhënie zyrtare me Izraelin pas Egjiptit në vitin 1979, Jordanisë në vitin 1994, si dhe si EBA-s dhe Bahreinit në vitin 2020. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *