FEMRA, ËSHTË NË RREGULL TË GJENI SUKSESIN MË VONË NË JETË – SALMA HAYEK ËSHTË NJË SHEMBULL

Burimi i fotografisë: Stephane Cardinale – Corbis/Corbis via Getty Images

Dikur, Salma Hayek i është thënë se si mosha, ashtu edhe kombësia e saj do ta përjashtonin atë nga gjetja e suksesit si aktore, njofton Insajderi.

“Më thanë se karrierës sime do t’i vinte fundi me të 30-tat. Së pari, më thanë se një meksikane nuk do t’ia dalë kurrë mbanë, sepse asokohe për gjeneratat e reja do të ishte e pamundur që një meksikane të luante një rol kryesor në Hollywood”, tha aktorja.

Tani 54 vjeçare, Hayek thotë se është emocionuar që ka triumfuar në një industri sfiduese.

“Dhe mendoj se është e mrekullueshme, jam krenare për këtë, dua ta bërtas në botë, sepse më thanë shumë herë që nuk mund të ndodhte dhe gati i besova, por luftova dhe fitova”, tha Hayek, duke shtuar se ajo gjithashtu dëshiron që gratë e tjera të kuptojnë se është në rregull të lulëzoni më vonë në jetë.

“Unë dua që gratë e tjera ta kuptojnë këtë, sepse edhe në të 30-at tuaj ju ndjeni presionin, në të 40-at tuaja ju ndjeni presionin – dhe lulëzimi vonë, është një gjë e bukur”, tha ajo. “Dhe nuk është fundi për ne në këtë kohë, ose në një kohë tjetër. Nëse jeni krijues dhe entuziast dhe kureshtarë për jetën, jeta mund të jetë emocionuese përgjithmonë, gjatë gjithë kohës”.

Një nga sfidat e tmerrshme që aktorja hasi në industrinë e filmit përfshin përvojën e saj me Harvey Weinstein në filmin hit të vitit 2002, “Frida”

Hayek tha për “Evening Standard” se ndërsa mundësia për të punuar me Weinstein për herë të parë dukej se ishte “një ëndërr e bërë realitet”, ajo shpejt u kthye në një makth. Në të kaluarën, ajo ka treguar se Weinstein e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur, dhe madje e ka kërcënuar atë me dhunë.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *