FRANCA NGA 19 MAJI HAP BARET, RESTORANTET DHE DYQANET

Baret, restorantet, vendet e kulturës dhe dyqanet jo-thelbësore do të hapen sërish për klientët në Francë nga 19 maji, pas mbylljes si pasojë e COVID-19, transmeton Insajderi.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, këtë e beri të ditur të enjten në një intervistë për gazetat rajonale, njofton Euronews.

Masa të reja do të ketë edhe nga 9 qershori, turistët nga kjo datë do të mund të hyjnë në Francë, nëse kanë një dëshmi që tregojnë se janë vaksinuar kundër COVID-19 , se e kanë kaluar virusin, ose kanë test negativ për coronavirus.

Ky shtet deri tani ka masën e kufizimit të lëvizjes e cila fillon nga ora 19:00 dhe zgjat deri në mëngjes, po ashtu qytetarëve iu ndalohet të lëvizin më larg se 10 kilometra nga vendbanimet.

Franca ka 6.1 milionë persona të vaksionuar deri më tash. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *