Frekuentim më i ulët i qytetarëve në kryeqytet

Për dallim nga ditët tjera kur pavarësisht rekomandimeve shumë qytetarë dilnin jashtë, pamja e kryeqytetit sot është shumë më ndryshe. Edhe në pikat më të frekuentuara pamë shumë pak, për të mos thënë aspak qytetarë.

Në mungesë të dinamikës së një të diele të zakontë, qytetarët e paktë që takuam ishin kryesisht punëtorë, të cilëve iu fillonte ose mbaronte orari i punës. Thanë se masa rigoroze e ndalimit të lëvizjes, respektivisht ora policore e cila fillon në 16:00 po iu shkakton probleme me udhëtimin e domosdoshëm, të përditshëm.

“(Pse dolët sot?) Kthehem nga puna në shtëpi.”

“Si nuk është e vështirë, veçanërisht për ne që shkojmë në punë. Ja tani nuk kemi autobusë, nuk kemi se me çfarë të kthehemi. E kemi patjetër të organizohemi me vetura private. Është vështirë, si jo?! Punojmë me ndërrime, furra nuk ka ndalesë.”

Qytetarët tjerë të cilët i anketuam, e mirëpresin masën rigoroze për ndalim të lëvizjes nga ora 16:00, duke thënë se pavarësisht sa është vështirë të qëndrojnë mbyllur plot 13 orë, janë të vetëdijshëm se e bëjnë për të mirën e përgjithshme. Thonë se para fillimit të orës policore kanë dalë për nevojat urgjente.

“A ju pëlqen kjo masë rigoroze? Kjo për shkak të situatës më pëlqen shumë dhe duhet t’i bindemi rregullisht. (1:38-1:45) Sot pse keni dalë? Dola sepse duhet t’i kryej disa punë deri në ora 4 dhe tani po shkoj në shtëpi. (1:53-1:57) Vetëm kur ka urgjent dicka, sepse për kot nuk dal.”

“Patjetër që po. Normalisht se e ka edhe kjo efikasitetin e vetë që duhet ta ketë për ta arritur qëllimin e mbrojtjes së popullatës. Ne dalim me punë, në orarin e caktuar që është jashtë orës policore, por nuk ka lëvizje aspak. Një orar shumë i shkurtër për të gjitha sendet.”

Më pak automjete qarkullonin rrugëve, para barnatoreve dhe marketeve pritja ishte më e shkurtër, ndërsa Bit Pazari si asnjëherë më parë u mbyll që në orën 13. Madje derisa gjatë ditëve normale bëhej “luftë” për një vend parkimi, shumë parkingje rreth kryeqytetit ishin boshe. Në simbolin shumëvjeçar të Shkupit, në Çarshinë e Vjetër filmuam një shitës i cili në mungesë të konsumatorëve po i ushqente macet. E këso të fundit kishte më shumë sesa kalimtarë.

Anesa Salihu /TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *