Fury i ofron milionat Wilderit që të mos ndeshen prap, ja çfarë vendosi Wilder

Sipas raportimeve të fundit Fury është i gatshëm që ta paguajë Wilderin vetëm që të mos e bëjnë ndeshjen e rikthimit e cila ishte paraparë sipas kontratës së tyre.

Mirëpo siç duket Wilder nuk do të pranojë një ofertë të tillë nga Tyson Fury, shkruan DailyStar, transmeton IndeksOnline.

Një ndeshje në mes Fury dhe Wilderit mund të ndodh në nëntor apo dhjetor të këtij viti kjo pasi që para ndeshjes së kaluar të dy ishin pajtuar që mund të kërkonin përsëri rimeç.

E që Wilderi do të kërkoj rimeç e konfirmoi menaxheri i tij i cili tha se Wilder do të përdorë të drejtën  e tij për ta kërkuar këtë rimeç.

Kurse Fury po dëshiron që ndeshja e tij e radhës të jetë me Joshua andaj nuk po e dëshiron këtë rimeç.

/IndeksOnline/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *