“Gati për çdo skenar”, Izraeli nis sulmet me raketa në Liban

Vijon të përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme. Ushtria izraelite ka njoftuar se artileria e saj ka sulmuar “një numër objektivash në territorin libanez”, në përgjigje të zjarrit me raketa nga brenda vendit.

Ushtria e vendit ka shkruar në Twitter se është gati për çdo skenar në çdo front. Burime të sigurisë në Liban i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se katër raketa u lëshuan nga Seddiqine, një fshat afër qytetit bregdetar jugor të Tiros të Libanit.

Disa grupe militante veprojnë në Liban, përfshirë Hezbollahun i cili zhvilloi një luftë njëmujore me Izraelin në vitin 2006.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *