GJENDJE E RËNDË NË IRAN: KAQ TË VDEKUR NGA KORONAVIRUSI PËR NJË DITË

Së paku 113 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Iran vetëm gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 724 numrin e përgjithshëm të viktimave. Gati 14 mijë persona janë infektuar.

“Në 24 orët e kaluara, janë konfirmuar 1209 raste të infektimeve dhe 113 persona të vdekur”, tha Alireza Vahabzadeh, këshilltar i ministrit të shëndetësisë.

Ndërkohë zyrtarët e tjerë që po merren me luftën kundër koronavirusit në këtë shtet kanë thënë se përhapja e sëmundjes mund të dalë përtej kapaciteteve të spitaleve, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Republika islamike ndodhet nën sanksione të ashpra nga Shtetet e Bashkuara dhe e ka të kufizuar importimin e prodhimeve të ndryshme.

Në këtë shtet më parë me koronavirus janë infektuar disa zyrtarë të lartë, përfshirë deputetët. Disa prej tyre kanë vdekur.

/insajderi/Com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *