GJUATJE ME ARMË ZJARRI DREJT NJË KOMBI-BUSI NË GJAKOVË

Sonte, rreth orës 19:22, një person dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri drejt shoferit të një kombi-busi, në të cilin kishte edhe udhëtarë, shkruan Insajderi.

Sipas komunikatës së policisë, ngjarja ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën “Gaspër Karaqi”.

Tutje, në njoftim thuhet se dy plumba qëlluan kombi-busin, por nuk pati të lënduar.

I dyshuari është ende në arrati dhe policia po merret me rastin.

“Ju njoftojmë se me datë 30.05.2021 rreth orës 19:22 në rr. “Gaspër Karaqi” kemi marrë informatë se një person i panjohur me veturë Opel Omega ngjyrë hiri (sipas një dëshmitari) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës A.K. i lindur në Klinë, banor i Gjakovës, ku i njëjti ishte duke drejtuar kombi-busin e kompanisë së transportit të udhëtarëve “Ylli”, ku dy predha kanë goditur këtë kombi por fatmirësisht nuk kemi asnjë person të lënduar”, njofton policia.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *