Gjykata miratoi aktakuzën kundër Muhamed Zekirit

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 22 tetor dorëzoi aktakuzë kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, ndërsa sot Gjykata Themelore e Shkupit e ka miratuar aktakuzën ndaj tij.

“Pas procedurës hetimore dhe kontrollit nga i pandehuri dhe mbrojtja e tij, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup”.

“Sipas përshkrimit në aktakuzë, i akuzuari akuzohet se ka kryer vepër penale të vazhduar – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar. I akuzuari, si zyrtar – Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, me dashje ka kryer dy veprime të lidhura me kohën që paraqesin realizim të shumëfishtë të të njëjtit krim”.

“Në periudhën nga prilli 2021 deri në mars 2022, ai, duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik dhe në dy raste, pa kryer procedurë përkatëse për prokurim publik, ka zgjedhur një person juridik për realizimin e aktiviteteve të nevojshme, dhe ka lidhur dy kontrata me dy persona juridikë si ofrues të shërbimeve”.

“Me veprimet e tij, i pandehuri ka përfituar dobi pasurore kundërligjore në vlerë të konsiderueshme për dy personat juridikë në vlerë të përgjithshme prej 89.385.255 denarë (1.451.209 euro), me çka ka dëmtuar buxhetin e RMV-së”, thonë nga Prokuroria.

Më tej shtojnë se duke pasur parasysh rrethanat ndaj të akuzuarit, është kërkuar që t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *