Gjykata Penale cakton 30 ditë të tjera paraburgim për Kamçevin

Orce Kamçev do të mbetet edhe më tej në burgun e Shutkës. Gjykata Penale caktoi 30 ditë të tjera paraburgim. Me kërkesë të Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykata përcaktoi se ekziston mundësia që biznesmeni të arratiset, dhe për këtë masa është zgjatur për një muaj. Kamçev, përmes avokatëve të tij mund të kërkojë nga ana e Gjykatës së Apelit që të lirohet nga Shutka. Por sot, mbrojtja e Kamçevit  njoftoi se do të fillojë procedurë për vërtetimin e paligjshmërisë së provave të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Avokati Toni Menkinovski theksoi se ende nuk e ka parë shënimin zyrtar të policisë sekrete, përmes së cilës Kamçev ishte paraburgosur, sepse shërbimi kishte vërejtur që ai do të arratisej.

 Këtë informacion e ka përgatitur Agjencia për Siguri Kombëtare jashtë të gjitha autorizimeve dhe përcaktimeve të saj në Ligjin për ASK-në duke ia kufizuar të drejtat themelore njerëzore z. Kamçevit. Apelojmë që institucionet të punojnë me ndërgjegje”.

Mbrojtja beson se ASK ka tejkaluar autoritetin e saj- nuk ka pasur urdhër gjykate për mbledhjen e fshehtë të informacioneve. Për më tepër, avokati Menkinovski pyeti se si Kamçev ka rrezikuar sigurinë kombëtare në mënyrë që të monitorohej nga 12 shkurt deri në 14 shkurt kurse shënimi zyrtar i ASK-së të bëhet sekret shtetëror. Menkinovski pohon se Kamçev nuk është takua me agjentë bullgarë.

As nuk ka pasur takime e as nuk kam planifikuar të arratiset. Tani kur hytë në spital, e patë që z. Kamçev merret me rinovim”.

Pala mbrojtëse gjithashtu ka dorëzuar parashtresë pranë Këshillit gjyqësor për gjykatësin i cili ka përcaktuar arrestin e Kamçevit. Ndryshe, biznesmeni është në paraburgim prej 14 marshit. Dyshohet në rastin “Parcelat në Vodno” ku akuzohet edhe ish kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski, për të cilin hetimi i Prokurorisë konfirmoi se me mjete partiake të VMRO DPMNE-së ka blerë parcela në Vodno për 1,3 milionë euro.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *