“GRIPI ËSHTË MË VDEKJEPRURËS SE COVID-19” – FACEBOOK FSHIN POSTIMIN E TRUMP-IT

Këtë të martë, Facebook hoqi një postim nga Presidenti Trump në të cilin pretendon në mënyrë të gabuar se Covid-19 është më pak vdekjeprurës se gripi sezonal, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Zëdhënësi i Facebook, Andy Stone konfirmoi se kompania hoqi postimin për thyerjen e rregullave të saj mbi dezinformimin në lidhje me Covid-19.

Presidenti Trump, me deklaratën e tij, e ka minimizuar kërcënimin e Covid-19. Tani, ndërsa po lufton me sëmundjen e Coronavirus-it, ai ka vazhduar të minimizojë në mënyrë të pandershme ashpërsinë e virusit.

Postimi i tij të martën barazoi në mënyrë të gabuar Covid-19 me gripin sezonal.

Presidenti gjithashtu postoi të njëjtin mesazh në Twitter. Ky postim është akoma në platformë, por Twitter i ka bashkangjitur një mesazh postimit duke thënë se ai shkelë rregullin e kompanisë për përhapjen e informacioneve false në lidhje me Covid-19. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *