HAXHI NË KOHË PANDEMIE

Rituali i haxhit këtë vit është zhvilluar me vetem 1.000 pelegrinë për shkak të përhapjes së virusit COVID-19 kudo në botë.

Çdo vit në Mekë të Arabisë Saudite grumbullohen me mbi 2 milion besimtarë myslimanë, por këtë vit autoritetet saudite kanë ndaluar shtetasit e tjerë që të kryejnë këtë ‘obligim fetar’, sipas fesë Islame shkak i pandemisë COVID-19.

Ndihmësi i  zëvendësministrit të Shëndetësisë, Dr Abduallah Assiri, tha se Arabia Saudite i përzgjodhi 1,000 pelegrinë – vendas dhe të huaj që banojnë në këtë vend – mes moshave 20 dhe 50-vjeçare dhe vendosi karantinë dyjavore para haxhillëkut, i testoi ata, u mbajti trajnime për distancë sociale dhe e vëzhgoi gjendjen e tyre.

Disa këmbë ndanë pelegrinët e veshur me maskë që ecnin me një ritëm të matur, raporton CNN, transmeton Insajderi.com.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka përgëzuar autoritetet saudite të enjten për hapat që i ka marrë për parandalimin e përhapjes së virusit, gjatë ritualit të haxhit me numër të limituar.

Vetëm të shtunën në Arabinë Saudite janë raportuar 1.573 raste dhe 21 vdekje nga Coronavirusi.

 /Insajderi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *