Hotelet në Ohër druajnë se mund të mbyllen

Kriza në turizëm do të ndjehet edhe më shumë gjatë vjeshtës, paralajmërojnë punëtorët e hoteleve nga Ohri dhe Struga. Edhe pse pothuajse të gjithë kanë hapur kapacitetet e tyre, mysafirë thuajse nuk ka fare. Disa menaxherë të hoteleve kanë frikë se si do ta mbijetojnë dimrin. Nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së tyre gjatë muajve të dimrit.

Parashikimet e mia nuk janë të mira, dhe do të jetë vërtet vështirë, veçanërisht me përfundimin e sezonit, do të shohim se si do të jetë dhe nëse diçka do të fitohet fare. Nuk jam optimist se nga shtatori do të ndodhë diçka e mirë .”-tha Pero Kutanoski, menaxher hoteli.

Pritet që deri 90% e marrëveshjeve të planifikuara me mysafirë të huaj të mos realizohen. Shoqata e Hoteleve të Maqedonisë insiston që Qeveria t’u aprovojë pakon e katërt të masave për shpëtim të biznesit.

Gastronomët janë gjithashtu në një pozitë të palakmueshme. Të gjithë tani shpresojnë në mysafirët vendor këtë verë, veçanërisht gjatë fundjavës.

Ne do ti abstraktojmë mysafirët e huaj, sepse këtë verë është më se e qartë se ata mysafirë nuk do të jenë të pranishëm në tregun tonë. Por, presim një fluks të mysafirëve tanë, të cilët nuk do të jenë në gjendje të shkojnë përtej kufijve të Maqedonisë me shpresën që ta shpëtojmë këtë sezon. “-pohoi Mihail Mishev, kryetar i Shoqatës së Gatronomëve.

Edhe pse ka pasur disa njoftime se fluturimet e para çarter me turistë të huaj nga Holanda dhe Polonia mund të ndodhin në korrik, hotelierët thonë se nëse situata me Covid 19 vazhdon me të njëjtin ritëm si deri tani, as ato nuk do të realizohen.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *