Hoxha: BESA do të bëj dallimin për rrëzimin e plotë të regjimit VMRO-BDI

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arajnit Hoxha në një intervistë për revistën javore Fokus ka theksuar se Lëvizja Besa kësaj radhe së bashku me partnerin e kolacionit LSDM do të rrëzojnë përfundimisht ish regjimin VMRO-BDl.

Hoxha pohon se Lëvizja Besa është gati për të marrë përsipër qeverisjen e shtetit duke pasur parasysh përvojën opozitare që ka tash e disa vite kjo forcë politike.

“Ne presim fitore apsolute. Jemi të bindur se qytetarët dinë kush sakt se çfarë premton. Ne si parti politike që vijm nga një përvoje opozitare dhe jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi për të qeverisur. Ne jemi partia politike që do të përmbush mozaikun për përmbysje përfundimtare të ish regjimit VMRO-BDl. LSDM arriti të fitoj njërën pjesë të regjimit, ndërsa tani së bashku do të arrijmë të largojmë edhe pjesën e mbetur të atij regjimi, i cili për fat të keq, për shkak të numrave të imponuar, nuk arrit të bëhet në vitin 2016”, ka theksuar Hoxha për javoren e njohur Fokus.

Hoxha gjithashtu theksoi se ideja e BDl-së për kryeminsitër shqiptar është një propozim bosh i cili vjen në kohën kur rejtingu i kësaj partie është gjithnjë e në rënie.

/P/B/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *