Hulumtim: Për mësim të suksesshëm onlajn nevojitet përshtatje e plotë ose pjesërisht e librave

Gati të gjithë pjesëmarrësit, 93,9 për qind, pajtohen me qëndrimin se për mësim të suksesshëm onlajn nevojitet përshtatje e plotë ose pjesërisht e librave dhe gati të gjithë pjesëmarrësit në hulumtim, 88,9 për qind, pajtohen në lidhje me atë se për zbatim me sukses të mësimit të suksesshëm onlajn duhet të ndryshohen metodat e zakonshme në procesin arsimor, tregoi hulumtimi “Gjendjet dhe sfidat për zbatimin e mësimit onlajn në shkollat fillore”, të zbatuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis.

Hulumtimi është bërë në kuadër të projektit “Resurse të hapura arsimore”, i zbatuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

“Gati gjysma e pjesëmarrësve – 44,5 për qind, thanë se në shkolla, për nevoja zyrtare, shfrytëzojnë laptop të ri, Njëherësh, 84,9 për qind e kuadrit arsimor për komunikim zyrtar shfrytëzon adresa private elektronike. Kjo është problematike nga shumë aspekte, veçanërisht nga aspekti i mbrojtjes së të dhënave personale të pjesëmarrësve, të cilët gjatë arsimit fillor janë persona të mitur”, tregoi hulumtimi.

Njëherësh, gati një e treta e kuadrit mësimor – 31,6 për qind, kanë deklaruar se internet në shkollë ka vetëm në telefonin e tij celular. Për fat të keq, ka lokacione ku shkollat nuk ofrojnë asnjë qasje në internet.

“Në një numër të madh të familjeve me shumë fëmijë të moshës shkollore, problem ka përfaqësuar edhe ‘shpërndarja’ e ndihmësve teknikë (laptop, kompjuterë), gjegjësisht situata shumë shpesh ka kontribuuar që vetëm njëri nga pjesëmarrësit të ketë mundësi të ndjek mësim drejtpërdrejtë”, bënë të ditur nga Metamorfozis.

Një numër i madh – 30 për qind konsiderojnë se varianti më i mirë nga “një platformë për të gjithë” do të ishte kur shkollat do të kishin liri të caktuar gjatë zgjedhjes së platformave dhe softuerëve përmes së cilave do të zbatohet mësimi onlajn për nxënësit e tyre.

Me qëndrimin “Në mësim ka përfaqësim të kënaqshëm të materialeve të të gjitha gjuhëve në të cilët zhvillohet mësimi” pajtohen 45 për qind e të anketuarve, përderisa 70 për qind e arsimtarëve të cilët e zhvillojnë mësimin në gjuhë tjetër (të ndryshme nga ajo maqedonase), nuk pajtohen me këtë qëndrim.

Qëllimi i këtij hulumtimi është që të përcaktohen gjendjet dhe sfidat e mësimit onlajn në shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën mars – qershor 2020.

“Grumbullimi i të dhënave për hulumtimin realizohej në dy faza: anketë anonime onlajn, të zbatuar në periudhën prej 26 qershor deri më 15 korrik të vitit 2020, dedikimi për kuadrin arsimor, menaxhmentin dhe shërbimet profesionale të shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe tri fokus-grupe të ndara, në periudhën 26-27 gusht 2020, me kuadrin arsimor, menaxhmentin dhe me prindërit e nxënësve nga arsimi fillor”, bënë të ditur nga Metamorfozis.

/TS.MK/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *